Nga e premtja në mbrëmje një pjesë e banorëve të Shkupit do të mbeten pa ujë për pije

December 18, 2024
min lexim

Një pjesë e banorëve të Shkupit tashmë kanë nisur përgatitjet për t’u furnizuar me ujë rezervë për shkak të ndërprerjes së paralajmëruar nga e premtja në mbrëmje, në orën 22 e deri në sanimin e defektit të shkaktuar në rrugën “Nikolla Parapunov” në Komunën e Karposhit, raporton Alsat. Tashmë, siç ka informuar NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” PA UJË do të mbeten banorët nga Gjorçe Petrov duke nisur nga Qendra Tregtare “SP Planet” dhe vijon në Porta Vllae, Karposh, Taftalixhe, Vodni, Qendër, Kisella Vodë, Draçevë, Pintija, 11 Tetori, Lisiçë, Lisiçe e Re, Aerodrom, Autokomandë (zona e ulët) si dhe do të përfshijë banorët e Zelenikovës dhe Studeniçanit.

Njëkohësisht, nga “Ujësjellësi dhe Kanalizim” bëjnë të ditur se UJË do të vazhdojnë të kenë banorët e Çairit, Butelit, Radishanit, rruga e Plastikave deri te ambasada e Amerikës, Vizbegu, Bardovca, Zhelezara, Autokomanda (zona e lartë), Gjorçe Petrov nga SP Planet, Saraji, Shuto Orizarja, Fushë Topana, Novoselski pat, lagjja Dame Gruev, Kisela Jabuka, Stopanski dvor, Volkova dhe Ormani.

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska pret që sanimi i defektit në Karposh të Shkupit, i lidhur me tubacionin kryesor të ujësjellësit në Shkup, të përfundojë brenda një dite e nate. Ndërkohë, ministri i Ekologjisë Izet Mexhiti tha se në rast se paraqitet nevoja Qeveria është e gatshme të ndihmoj qytetin e Shkupit edhe në këtë rast pavarësisht që ndërmarrjet publike nuk janë nën përgjegjësi të tyre.

“Tendenca e Qeverisë është të forcojë decentralizimin. Siç e dini, kjo Qeveri ka në plan dhe veç më filloi që miliardë euro t’u ndahen komunave që të njejtat të forcohen. Nuk është tendencë e kësaj Qeverie të centralizojmë. Ne do t’I dalim në ndihmë por ato janë nën ingerencë të “Ujsjellës dhe Kanalizime” dhe kryetares Arsovska, do t’ju ndihmojmë sikurse u ndihmuam për transportin publik por vlerësoj se ëshë koha të tregojnë dhe të dëshmojnë se decentralizimi duhet të forcohet dhe jo vazhdimisht të intervenoj Qeveria”, deklaroi Izet Mexhiti.

Mbyllja e ujit në tubacionin kryesor të qytetit bëhet një herë në pesëdhjetë vjet dhe e fundit është bërë në vitin 1991/1992 për realizimin e lidhjes së ujësjellësit në zonën e pusit të Lepenecit.

Ndryshe, Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” më 21 dhjetor do ta mbyll tubacionin kryesor të qytetit F1600 mm, i cili gjendet në kazermën në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Shkak për mbylljen, siç thonë ata më 16 dhjetor, është sanimi i një defekti që prej disa ditësh ka bërë që uji të rrjedhë në rrugën “Nikolla Parapunov” në lagjen Karposh 4.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti: LVV garën e ka vetëm me veten, s’duhet të humbim kohë me tjerët

Story i radhës

Gjimshiti titullar, Atalanta demolon Cesena-n

Të fundit nga

ShkoLartë