Nga e mërkura reshje të dendura shiu në Maqedoni

1 minut lexim

Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale, të përcjella me bubullima

Nga DPHM-ja njoftojnë se nga e mërkura reshjet do të jenë më të shumta, herë pas here të rrëmbyeshme.

Sot moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell.

Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 18 deri 26 gradë Celsius.

Story i mëparshëm

Si t’i zgjidhni problemet me arsimtarët?

Story i radhës

Vrasja që ndodhi vitin e kaluar në Rahovec, babë e bir dënohen me 36 vjet burgim

Të fundit nga