nga ceremonia hapese e eurovisionit alis nje moment qe dikur e kam enderruar dhe tani po e jetoj 6a03122318e09

Nga ceremonia hapëse e Eurovisionit, Alis: Një moment që dikur e kam ëndërruar dhe tani po e jetoj

May 12, 2026
1 minut lexim

Këngëtari Alis, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga pjesëmarrja në ceremoninë hapëse ‘turquoise carpet’, përmes një videoje të publikuar në Instagram.

Në një postim të mbushur me emocione, ai ka shkruar: “Ëndrrat bëhen realitet. Një moment kaq i pabesueshëm dhe emocionues duke ecur në tapetin bruz të Eurovisionit”.

“Një moment që dikur e kam ëndërruar vetëm, dhe tani po e jetoj me zemër të plotë. Përjetësisht mirënjohës për këtë udhëtim, për dashurinë, mbështetjen dhe për të gjithë ata që kanë besuar në mua gjatë gjithë rrugës”, tha ai mes tjerash.

Ky moment vjen pas parakalimit të tij në “turquoise carpet”, ceremoninë zyrtare të hapjes së Eurovisionit, ku artistët e vendeve pjesëmarrëse prezantohen para mediave ndërkombëtare dhe publikut, duke shënuar nisjen simbolike të javës së festivalit dhe një prej momenteve më të rëndësishme të rrugëtimit drejt skenës së madhe evropiane.

Sonte (e martë) ndërkaq nis edicioni i 70-të me gjysmëfinalen e parë.

Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, e cila do të jetë të enjten, 14 maj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ministrat evropiane do te diskutojne dergimin e azilkerkuesve te refuzuar ne qendrat e vendeve te treta 6a0310c483283
Lajmi i mëparshëm

Ministrat evropianë do të diskutojnë dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendrat e vendeve të treta

IZET MEXHITI DHE BILALL KASAMI
Lajmi i radhës

VLEN: BDI po e turpëron faktorin shqiptar me sulme ndaj partnerëve strategjikë si SHBA dhe BE!

Të fundit nga

130 mijë euro apartamenti 45 m² në Shkup

Në tremujorin e parë të këtij viti, çmimi më i lartë i paguar për një apartament për metër katror ishte 177.667 denarë (130.000 euro) për një sipërfaqe totale prej 45 metrash katrorë,
ShkoLartë