nga arresti shtepiak asmir jahoski perfundon ne burgun e shutkes 67d4935a328dc

Nga arresti shtëpiak, Asmir Jahoski përfundon në burgun e Shutkës

March 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 mars – Gjykata Penale ka sjell vendim të ri – Asmir Jahoskit i hiqet arresti shtëpiak dhe i shqiptohet masa paraburgim 30-ditor.

Njoftohet po ashtu se Jahoski, pronar i kompanisë “Pucko Petroll” është dërguar në Burgun e Shuto Orizares (Shutkës).

“Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar ndaj ankesës së Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të parashtruar kundër aktvendimit të gjyqtarit në procedurë të mëparshme kundër A.J. , që lidhet me hetimin për prokurimin e naftës në TEC Negotinë, pas mbajtjes së seancës publike si dhe vlerësimit të pretendimeve ndaj ankesës dhe përgjigjes në ankesë, solli vendim që:

Masa e arrestit shtëpiak, e caktuar me vendim të gjyqtarit në procedurë paraprake, ndryshohet dhe ricaktohet masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazës nga neni. 165. paragrafi 1 pika. 1 dhe 2, përkatësisht, Rreziku i arratisjes dhe rrethanave që tregojnë se ai mund të pengojë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët.

Vendimi u është dorëzuar palëve në procedurë dhe nga stacioni policor kompetent është marrë njoftim se personi është siguruar dhe dërguar në Burgun e Shkupit”, thuhet në njoftim.

Më tej njoftohet se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mickoski gjykatesit me mosbesim te votuar te dorehiqen e te mos cojne inat ndryshe populli do te protestoje 67d49322bdecd
Story i mëparshëm

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

i iku disa here policise pasi perplasi disa mjete arrestohet shoferi ne vlore 67d498c856508
Story i radhës

I iku disa herë policisë pasi përplasi disa mjete, arrestohet shoferi në Vlorë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë