Nga abuzimi me burimet shtetërore te presionet, OSBE publikon raportin për zgjedhjet e 14 majit: Opozita u paraqit e ndarë thellësisht

September 29, 2023
1 minut lexim

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e saj përfundimtar në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit të këtij viti.

OSBE ka konstatuar se përgjithësisht nuk ka pasur problematika në aspektin administrativ dhe atë të konkurrencës, ndërsa ka nënvizuar ndarjen e thellë të opozitës.

Zgjedhjet “në përgjithësi ishin të mirë administruara, konkurruese dhe u mbajtën me pjesëmarrjen e forcave politike kryesore, por procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm midis politikës kryesore partive dhe ndarjes së thellë brenda opozitës”, shkruan raporti.

Në raport thuhet se kandidatët për kryebashkiakë mund të ftonin lirshëm zgjedhësit e tyre për të votuar, por çështjet e rëndësishme për komunitetet lokale kishin rol të kufizuar në fushatë.

Po ashtu raporti thekson se ka raste të abuzimit me burimet shtetërore, presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesëve si edhe pretendime për blerjen e votave, të cilat raporti i cilëson si “shqetësuese”.

“Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivelet qendrore dhe lokale, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”, theksohet në rreshtat e raportit.

Sa i përket procesit të numërimit, ai vlerësohet si pozitiv në përgjithësi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Fitorja e parë për Vushtrrinë

Story i radhës

Tri shenjat që tregojnë se partneri është një tradhtar serialë

Të fundit nga

​Verstappen mund të pezullohet nga GP

Max Verstappen është në prag të një pezullimi nga një garë në Formula 1, pas një incidenti të diskutueshëm me George Russell gjatë Çmimit të Madh të Spanjës të dielën e një
sqmken
ShkoLartë