nga 968 kundervajtje komunikacioni dje 636 per vozitje te shpejte 6821eb180c153

Nga 968 kundërvajtje komunikacioni dje, 636 për vozitje të shpejtë

May 12, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të aktiviteteve të djeshme të nëpunësve policorë nga të gjithë tetë sektorët e punëve të brendshme pranë BSP të MPB, në lidhje me kontrollet e intensifikuara të komunikacionit për respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit në rrugët e mbarë shtetit, janë lëshuar 968 urdhërpagesa.

MPB njoftoi sot se prej tyre, për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë së përshkruar të lëvizjes janë shqiptuar 636 urdhërpagesa, ndërsa për parkimin e parregullt – 57. Janë sanksionuar edhe 29 kundërvajtje për mospërdorimin e rripit të sigurisë, ndërsa 11 për përdorim të telefonit celular.

“Dje janë zbuluar dhe sanksionuar edhe 81 persona për mosposedimin e patentë shoferit, ndërsa 27 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Në përputhje me dispozitat e Ligjit për sutomjete – katër automjete janë mënjanuar nga komunikacioni për shkak të parregullësisë teknike, ndërsa 21 automjete sepse nuk kishin regjistrim të vlefshëm”, njoftoi MPB.

Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

mozzik dhe lotina ne momentet e tyre me te embla ndajne pamje duke u perqafuar ne pishine 6821e72166acc
Story i mëparshëm

Mozzik dhe Lotina në momentet e tyre më të ëmbla, ndajnë pamje duke u përqafuar në pishinë

rigjykimi per spitalin modular vendimi do te merret me 16 maj familjaret kerkojne te denohen fajtoret e vertete 6821eb525d39d
Story i radhës

Rigjykimi për Spitalin Modular, vendimi do të merret më 16 maj – familjarët kërkojnë të dënohen fajtorët e vërtetë

Të fundit nga

ShkoLartë