Nga 2024 të gjitha pajisjet elektronike në Evropë do të kenë një teknologji të përbashkët karikimi

June 7, 2022
1 minut lexim

Evropa ka arritur një marrëveshje për ta bërë USB-C karikuesin universal për të gjithë telefonët dhe pajisjet elektronike me objektivin për të reduktuar e-waste dhe karikuesit e papërshtatshëm.

“Nën rregullat e reja, konsumatorët nuk kanë nevojë më të blejnë një kabëll për çdo pajisje të reja sepse do të kenë një adapter të vetëm për të gjitha pajisjet e tyre elektronike të vogla dhe të mesme,” tha Parlamenti Evropian në një njoftim për shtyp.

Blerësit mund të zgjedhin nëse duan të blejnë pajisje të reja elektronike me apo pa karikues. “Këto detyrime do të bëjnë të mundur ripërdorimin e karikuesve duke ndihmuar konsumatorët të kursejnë deri në 250 milionë euro blerje të panevojshme karikuesish,” shkruante Bashkimi Evropian.

Prodhuesit kanë afat deri në Vjeshtën e 2024 për implementimin e rregullores së re që mbulon telefonët, tabletët, e-lexuesit, kufjet wireless, kamerat dixhitale, konsolat që mbahen në dorë dhe altoparlantët portativë.”

Për laptopët do të lejohet një afat deri në 40 muaj pas hyrjes në fuqi të rregullores. Bashkimi Evropian ka punuar me industrinë për të reduktuar numrin e karikuesve celular nga 30 në 3 në dekadën e fundit.

Problemin më të madh do ta ketë Apple që do të detyrohet të zëvendësojë karikuesin Lightining me USB-C ndërsa shumica e smartfonëve Android të rangut të mesëm deri të lartë kanë adoptuar tashmë këtë standard.

Çdo vit hidhen 12 mijë ton karikues të papërdorur në Evropë. Në të njëjtën kohë konsumatorët shpenzojnë 2.4 miliardë euro në karikues për pajisje që nuk e përfshijnë një të tillë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kosova dinjitoze dhe opozita skandaloze

Story i radhës

Çmimi i naftës arrin në nivel rekord në Kosovë, kaq kushton një litër

Të fundit nga

ShkoLartë