Nga 1 shkurti të lirë! Ky vend europian heq të gjitha kufizimet e Covid-19

Danimarka do të heqë të gjitha masat dhe kufizimet anti-Covid, pasi infektimet dhe shtrimet në spitale nga Omicron mbeten në nivele të përballueshme.

Pritet që kufizimet në këtë shtet të hiqen në darën 1 shkurt, me nisjen e muajit të ri.

“Kemi një lajm tepër të mirë, tani mund të heqim kufizimet e fundit të koronavirusit në Danimarkë”, tha kryeministrja Mette Frederiksen në një konferencë për shtyp.

Njoftimi vjen pasi një nënvariant i ri i Omicron, BA.2, po fiton teren në Danimarkë dhe po rrit infeksionet, me 46 mijë raste të reja të regjistruara të mërkurën.

“Javët e fundit kemi parë shkallë shumë të larta të infeksionit, në fakt më të lartat në të gjithë pandeminë,” tha Frederiksen.

“Prandaj, mund të duket e çuditshme dhe paradoksale që ne tani jemi gati të heqim dorë nga kufizimet. Por nga ana tjetër kemi një shkallë të lartë vaksinimi, dhe ky është një hap i sigurt”

Rreth 82 për qind e popullsisë së Danimarkës të moshës 12 vjeç e lart është plotësisht e vaksinuar me dy doza, nga të cilat 50 për qind me një dozë të tretë, sipas Autoritetit Danez të Shëndetit dhe Barnave. Kjo gjë ka bërë ruajtjen e qëndrueshmërisë së infektimeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deponimi dhe katalogimi i librave të Buxhovit në sistemin e Bibliotekës së Universitetit të Harvardit

Story i radhës

Mjafton një filxhan para gjumit: Kjo pije ju ndihmon të bini në gjumë më shpejtë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish