“Nga 1 nëntori do të rritet çmimi i energjisë”, Meta: Indeksimi i pensioneve me 4.1%, tallje e qeverisë

September 29, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se indeksimi me 4.1% i pensioneve është një tallje e qeverisë me pensionistët, teksa çmimi i bukës sipas tij do të rritet me 15 %.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta nënvizoi se nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i energjisë.

“Tallja e Qeverisë me pensionistët: Indeksim 4.1% të pensioneve por shtrenjtim me 15% të bukës, produktit bazë ushqimor të tyre! Nga 1 Nëntori pensionistët e të gjitha kategorive dhe jo vetëm, do të paguajnë 15% më shtrenjtë çmimin e bukës për shkak të shtrenjtimit po aq të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit.

Ndaj dhe indeksimi i pensioneve në masën 4.1% ose 25 lekë/ditë nuk është gjë tjetër veçse poshtërimi më i madh që ai u bën pensionistëve”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Murati tha se qytetarët janë pasuruar, Rukiqi: Po harron që 60% e pagës shkon në barna e ushqime bazike

Story i radhës

Ulja e çmimeve: Ligji hyri në fuqi por s’ka lirime të produkteve ushqimore!

Të fundit nga

ShkoLartë