Nga 1 gushti, rregulla të reja për hyrjen në Austri

1 minut lexim

Nga 1 gushti, hyn në fuqi një rregullore e re për qytetarët e vendeve me rrezik të shtuar epidemiologjik, që duan të hyjnë në Austri.

Sipas rregullores së re, certifikata e vaksinimit të personave nën 18 vjeç nuk do të ketë afat vlefshmërie. Për të rriturit, rregulli nuk ndryshon dhe certifikata e imunizimit të plotë është e vlefshme për 270 ditë.

Përveç kësaj, autoritetet austriake pranuan një tjetër vaksinë kineze “Convidecia” të prodhuar nga “CanSino Biologics”. Është një vaksinë vektoriale, e cila jepet vetëm në një dozë.

Pas katër deri në gjashtë muaj pas vaksinimit, rekomandohet një dozë përforcuese. Rregullat për hyrjen në vend zbatohen për vendet me rrezik të lartë epidemiologjik, por aktualisht asnjë shtet nuk është përfshirë në atë listë nga autoritetet austriake.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A po futemi në krizë dhe recesion botëror…!?

Story i radhës

SPAK liron ekuipazhin e anijes ku u gjetën 59 kg kokainë! “Unistream” erdhi nga Kolumbia në Durrës

Të fundit nga