Neziri: Për Ferizajn është e turpshme, qytet me mbi 150 mijë banorë mos të ketë një stadium 

1 minut lexim

Kryetari i klubit të futbollit Kosova e Dusseldofit, Bujar Neziri, habitet se si një qytet si Ferizaj nuk ka stadium. 

Neziri – kontribues i madh në futbollin e Kosovës, tha se Dusseldorfi me rrethinë, i ka mbi 700 mijë banorë, ka rreth 80 stadiume.

“Porosia për futbollin e Kosovës? Kemi talent, potencial njerëzor, por  e shoh se në futbollin e Kosovës, i jepet mundësi antisportistëve dhe po bëhet pak për infrastrukturë. E di se nuk ka mundësi me qenë sikur në Gjermani!

Shembull, për Ferizajn është e turpshme si një qytet me mbi 150 mijë banorë mos të ketë një stadium. Shembull është Dusseldorfi me rrethinë i ka 700 mijë banorë, minimum i ka 80 stadiume”, thotë Neziri gjatë intervistës për gazetën kombëtare “Bota sot”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skender Potera sërish vendos rekord

Story i radhës

Protestat “anti-hixhab” në Iran dhe ndikimi i Izraelit

Të fundit nga