Deputetoi i Aleancës për Shqiptarët Adnan Neziri në një press konferencë të mbajtur sot në kuvendin e Maqedonisë së Verisë ka theksuar se Lëvizja Besa mund ta kërkojnë vetëm anëtarin e LSDM-së në KSHZ, ndërsa Izet Mexhiti mund të kërkoj anëtarët e BDI-së, shkruan Top24
Lëvizja Besa mund ta kërkojnë vetëm anëtarin e LSDM-së në KSHZ, vendi vakant ju takon shqiptarëve dhe Aleancës për Shqiptarët
Ultimatumet e të ashtuquajturës opozitë, kanë nisur të shndërrohen në lutje drejtuar kryetarit të Parlamentit. Nga bojkoti i parlamentit, kanë kaluar në vizita zyrash të parlamentit. Po e ripërsërisim, e drejta e anëtarit të KSHZ është e drejtë që nuk falet nga dëshira e mirë ose e keqe e një kryetari parlamenti, kushdo qoftë ai, por është e drejtë që fitohet me votë nga populli në zgjedhjet e fundit. E në zgjedhjet e fundit, populli vendosi që vendin e KSHZ t’ia japë Aleancës për Shqiptarët.
Fadil Zendeli dhe L. Besa po ashtu ka vendin e tij në KSHZ nëpëtmjet LSDM, sepse me ata ishin në koalicion, izet Mexhiti është i përfaqësuar nëpërmjet BDI-së. Prandaj urojmë që deputeti i vetëm që i ka ngelur L. Besa z. Fadil Zendeli të ketë shkuar te kryetari i parlamentit, z.Jovan Mitrevski kuadër i LSDM-së dhe të ketë kërkuar nga LSDM një nga tre anëtaret që ka ajo në KSHZ, ndërsa anëtari i opozitës shqiptare është i shqiptarëve dhe i Aleancës për Shqiptarët dhe jo i LSDM-së.