Neziri firmos me ekipin Voska Sport

1 minut lexim

Portierin Valon Neziri firmos me ekipin nga Ohri, Voska Sport. 

Skuadra shqiptare ka ambicie të mëdha dhe për këtë edhe po përforcohet në çdo repart, që të jetë gati për edicionin e ri të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut.

“Neziri do të mbrojë portën  e skuadrës sonë gjatë sezonit të ri futbollistik. 

Neziri, i lindur në Kërçovë, karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Vëllazërimit, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Besës së Dobërdollit. 

Me përvojën e tij shumë vjeçare në futbollin vendor, por edhe në Ligën e Parë, ku numëron 30 paraqitje, Neziri pritet të jetë një siguri në portën e F.C  Voska Sport.

Gjatë karrierës së tij, Neziri kishte mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave të Gostivarit, Renovës dhe Korabit. Me Nezirin kemi arritur akord një vjeçar”, njofton FC Voska.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​“Një muaj flasim, dy muaj jo”/ Erion Braçe flet për marrëdhënien me Edi Ramën

Story i radhës

Si e përballon ndarjen, sipas shenjës së horoskopit?

Të fundit nga