neymari nuk e kuptoj cfare po ndodh 64e1db26badb0

Neymari: Nuk e kuptoj çfarë po ndodh!

August 20, 2023
1 minut lexim

Të gjithë janë në pritje të debutimit të Neymar në Arabinë Saudite me fanellën e Al Hilal, mirëpo është tekniku i skuadrës arabe, Jorge Jesus që ul entuziazmin dhe shprehet se sulmuesi është i dëmtuar dhe se mund të mos luajë deri në mesin e shtatorit.

Jo vetëm kaq, por Jesus bën polemikë edhe me trajnerin e kombëtares së Brazilit, Ramon Menezes duke qenë se Neymar është grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, në datat nëntë dhe 13 shtator respektivisht ndaj Perusë dhe Bolivisë.

“Neymar ka mbërritur i dëmtuar, ka një problem muskulor. Nuk mund të them me saktësi se kur mund të rikthehet në fushë dhe të jetë gati për t’u stërvitur normalisht.

Edhe pse e shoh të paumndur që të luaj të paktën deri në mesin e muajit shtator.

Nuk duhej të ishte në dispozicion as të kombëtares së Brazilit sepse është në fazën e rikuperimit. Nuk e kuptoj pse trajneri i kombëtares e ka grumbulluar.

Ai është i dëmtuar dhe nuk mund të luaj, kjo nuk qëndron”, u shpreh Jesus.

Vlen të theksohet se Neymar nuk luan një ndeshje zyrtare nga 19 shkurti i këtij viti kur pësoi një dëmtim në ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Lille.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

merkatoja e televizioneve moderatorja e njohur i merr postin eno popit ne top channel 64e1d985b4df7
Story i mëparshëm

Merkatoja e televizioneve/ Moderatorja e njohur i merr postin Eno Popit në Top Channel

apolonia atraksion gjithnje e me i deshiruar nga turistet e vizitoret 64e1db78eee4b
Story i radhës

Apolonia, atraksion gjithnjë e më i dëshiruar nga turistët e vizitorët

Të fundit nga

Operacion i gjerë Izraelit në veri të Gazës

Të paktën 50 persona janë vrarë si pasojë e ofensivës tokësore, ajrore dhe detare të Izraelit të ndërmarrë në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Kështu ka njoftuar agjencia e mbrojtjes civile

Abdixhiku konfirmon rikthimin e Blerim Kuqit në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka
ShkoLartë