Neymar vlerëson sezonin e parë të Messit te PSG

min lexim

Ylli brazilian Neymar, u ribashkua me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messi sezonin e kaluar, por kësaj radhe te gjiganti francez, Paris Saint-Germain.

Fillimi i sezonit të kaluar ishte një periudhë e cila e ndryshoi karrierën e Lionel Messit përgjithmonë, ku për herë të parë pas 17 vitesh, ylli argjentinas nuk e veshi fanellën ikonë të Barcelonës, përcjell KosovaPress.

Në vend të fanellës së Barçës ishte ajo e PSG-së, pasi Messi iu bashkua klubit francez në formën e lojtarit të lirë në muajin gusht të vitit 2021.

Ndërsa një klub i ri, një qytet i ri dhe një mënyrë e re jetese ka të ngjarë të kenë ndikuar në Messin, ky i fundit kishte një fytyrë të njohur për ta pritur atë në Paris, brazilianin, Neymar.

Dyshja kaluan disa sezone së bashku në Barcelonë, duke fituar tituj të shumtë të La Ligës dhe një të Ligës së Kampionëve, dhe në një intervistë për “The DAZN Soccer Show”, Neymar tregoi se si Messi ka ndryshuar pas sezonit të tij të parë në PSG.

“E njoh Messin që një kohë të gjatë. Kisha mundësinë që ta ndihmoja atë në stërvitje duke folur me të. Është e vështirë ta bësh një ndryshim të tillë sepse ai ka qenë te Barcelona për shumë vite dhe tani çdo gjë ka ndryshuar për atë dhe familjen e tij”, tha Neymar.

“Është e vështirë, por unë mendoj se ai është përshtatur tani dhe ndihet si në shtëpi. Dua që ai ta shijoj këtë dhe dua që ne të dy ta shijojmë së bashku. E dimë që kemi shumë përpara nesh, shumë vështirësi, por jam i sigurt që ne do t’i kalojmë ato”, shtoi më tej ylli brazilian.

Sezoni i tij i parë me 10 herë kampionin francez ishte i vështirë, ku Messi regjistroi 11 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat, por në sezonin aktual 2022/23 ai veçse i është rikthyer formës së tij duke shënuar katër gola brenda shtatë ndeshjeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të rizbuloni lumturinë në çift dhe të jetoni në qetësi së bashku…

Story i radhës

Apeli hedh poshtë ankesat për rastin “Monstra”, konfirmon dënimet me burg të përjetshëm

Të fundit nga