neymar provon realitetin e ashper aziatik 650c1c3ad2735

Neymar provon realitetin e ashpër aziatik

September 21, 2023
min lexim

Pasi bëri debutimin e tij me fanellën e Al Hilal, duke hyrë në pjesën e dytë të ndeshjes së kampionatit të fituar 6-1 kundër Al Riyadh, Neymar e kuptoi menjëherë se duke u larguar nga perimetri i Ligës Pro Saudite, ndeshjet nuk do të jenë shëtitje në park, siç ndoshta mendoi.

Ndeshja e parë e Grupit D të Ligës së Kampionëve të Azisë ishte një vuajtje e vërtetë për skuadrën e brazilianit, i aktivizuar për herë të parë që në start në sulmin e kompletuar nag Mitrovic dhe Malcom.

Në fakt, Al Hilal arriti të barazojë vetëm në minutën e 10-të të kohës shtesë në ndeshjen në shtëpi kundër uzbekëve të Navbahor Namangan. Një 1-1 i mrekullueshëm që tregon mirë se si të gjitha skuadrat e përfshira në kompeticionin më të lartë kontinental aziatik janë të vendosura “ta shesin jetën” e tyre shtrenjtë, pavarësisht yjeve të skuadrave saudite dhe basteshkruesve, të cilët e kuotuan fitoren e skuadrës nga Riadi me 1.05.

Neymar dhe bashkëlojtarët e tij dominuan ndeshjen, siç dëshmohet nga statistikat përfundimtare: 77% e posedimit të topit dhe 20 gjuajtje kundër 5 kundërshtarëve. Por u desh një gol i vonë nga qendërmbrojtësi 33-vjeçar Ali Al-Bulaihi për të rrëzuar fortesën e Navbahor, i cili kishte kaluar në epërsi në minutën e 52-të përmes Tabatadze. Pas ndeshjes, trajneri i Al Hilal, Jorge Jesus, u shpreh pas ndeshjes:

“Ishte një ndeshje anormale. Ne jemi të përgatitur të luajmë kundër kundërshtarëve të mbyllur, por ajo që bëri kjo skuadër shkon kundër futbollit. Kishte humbje të vazhdueshme kohe, gjë që i bënte lojtarët e mi të humbnin përqendrimin.

Ndeshja ishte e vështirë, nëse mund ta quajmë kështu, sepse skuadra me të cilën përballeshim po humbte kohën dhe po ulte ritmin vazhdimisht. Unë nuk jam mësuar të luaj kundër këtyre lloj skuadrash.

Kam 35 vite që stërvitem dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë, një skuadër që humb kohën si Navbahor, – vazhdoi ish-trajneri i Benfica, Flamengo dhe Fenerbahce. – Ata nuk erdhën për të luajtur futboll, bënë vetëm lojëra të ndyra. Bënin vetëm faulle dhe vononin lojën, ndërsa arbitri nuk e kontrolloi situatën. Barazimi ynë nuk erdhi nga disiplina e tyre mbrojtëse, por nga diçka shumë larg futbollit”.

Vetë Neymar u shfaq shumë nervoz gjatë ndeshjes, ku arbitri e fali duke i dhënë vetëm një të verdhë, në vend që ta përjashtonte pas një reagimi të keq.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vershimet e janarit ne podujeve shperndahen kupone ne vlere 300 euro per 144 fermere nga fao 650c1975a063f
Story i mëparshëm

Vërshimet e janarit, në Podujevë shpërndahen kuponë në vlerë 300 euro për 144 fermerë nga FAO

mash maqedoni me ndihme te be se krijon ditar te ri elektronik i cili do te zbatohet ne gjysmevjetorin e dyte 650c1d693b37f
Story i radhës

MASH Maqedoni me ndihmë të BE-së krijon ditar të ri elektronik, i cili do të zbatohet në gjysmëvjetorin e dytë

Të fundit nga

Pedro Pascal befason Ana De Armas

Mbrëmja e premierës së shumëpritur të filmit Ballerina në Mbretërinë e Bashkuar u kthye në një moment të paharrueshëm për fansat dhe aktoren kryesore, Ana De Armas, kur aktori i njohur Pedro
ShkoLartë