Neymar letër trajnerit : Duhet të jemi të fortë

December 11, 2022
1 minut lexim

Brazili u eliminua papritur çerekfinale të Botërorit. Penalltitë ndaj Kroacisë dënuan pesë herë kampionët e botës, që nuk ia dolën ta mbyllnin ndeshjen për 120 minuta lojë. Pas Marquinhos, që goditi shtyllën, do t’i vinte radha për të goditur Neymarit, por gjithçka ishte mbyllur,

Lojtari i PSG-së pati ndoshta mundësinë e tij të fundit për të marrë Kupën e Botës, pasi në eventin e ardhshëm do të jetë 34 vjeç. Tani është koha për të reflektuar dhe mbyllur faqen dhe në këtë proces Neymar ka dashur të falënderojë tashmë ish-trajnerin e Brazilit, Tite.

Nëpërmjet një letre të hapur të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Neymar i drejtohet me  përzemërsi Tites.

“Të takova si trajner dhe e dija që ishe shumë i mirë, por si person je SHUMË MË MIRË! Dua t’ju falënderoj për gjithçka, për të gjitha mësimet që na keni dhënë… dhe ishin kaq shumë. Ti do të jesh gjithmonë një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ose do të kem ndonjëherë, do të të mbështes gjithmonë. Kemi pasur momente të bukura, por kemi pasur edhe momente që na kanë lënduar shumë dhe ky i fundit do të na lëndojë për një kohë të gjatë”.

Neymar e mbyll letrën me një frazë të vetë Tites:

“Zoti na dha GJITHÇKA! Faleminderit Profesor Tite, për të gjithë mësimet…dhe nëse ka një frazë që nuk do ta harroj kurrë, ajo është “MENDËRISHT TË FORTË” dhe do të duhet të jemi SHUMË tani”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ekspertët amerikan në aksion, bëhet gati lista e zezë dhe sanksione financiare për ish zyrtar dhe ato aktual (Video)

Story i radhës

Dëmet nga drita e pajisjeve elektronike

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë