Neymar i fiksuar pas video-lojërave, luajti Counter-Strike sa 12 karriera futbollistike

May 19, 2025
1 minut lexim

Neymar Jr. ka luajtur në një ekuivalent prej 12 karrierash futbollistike… por në Counter-Strike.

Ylli brazilian i ka luajtur 255 orë për Barcelonën, 241 orë lojë për Paris Saint-Germainin dhe… 11.453 orë duke luajtur Counter-Strike.

Kjo i bie që “O Ney” i ka kaluar plot 470 ditë të plota duke luajtur në këtë video-lojë.

Në përgjithësi një futbollist profesionist nga top-ekipet evropiane e ka një mesatare prej 16,000 orësh duke luajtur futboll.

Në fushën e blertë, Neymar i ka kaluar 993 orë në futbollin profesionist, që i bie 10% e kohës që e ka kaluar në Counter-Strike.

Futbollisti i Santosit ka thënë shpesh se do të donte të bëhet një lojtar profesionist i kësaj video-loje pasi ta përfundojë karrierën si futbollist. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Diskutuam për çështje familjare” – Nait Hasani flet pas bisedës me Albulena Haxhiun në oborrin e Kuvendit

Story i radhës

Protestë gjigante në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë