Neymar e pranon: Nuk shikoj futboll në kohën e lirë

min lexim

11 gola në 10 ndeshje: Neymar e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike dhe ndihet i lumtur në kryeqytetin francez. Sulmuesi brazilian po shënon me lehtësi, teksa shpreson që statistikat e tij të pasurohen sa më shumë dhe mbi të gjitha të fitojë trofe me PSG-në.

Ardhja e Leo Messit tek ekipi francez e ka lumturuar. Me “pleshtin” ka një raport fantastik dhe miqësi të madhe që prej momentin kur luanin, zbaviteshin dhe fitonin së bashku në “Camp Nou” me Barcelonën.

Në një prononcim për DAZN, 30-vjeçari deklaron se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” është përshtatur në Paris pas sezonit të parë të vështirë, ndërkohë që ndalet edhe te pasionet e tij.

“E njoh shumë mirë Leon, ndryshimi që bëri vjet ishte i vështirë. Ai jetonte prej një kohe të gjatë në Barcelonë me familjen e tij. E vërteta është se një ndryshim i tillë nuk është aspak i lehtë.

Por, unë mendoj se tani ai është më mirë dhe ndihet gjithnjë e më shumë si në shtëpinë e tij. Dua që të argëtohet sa më shumë të jetë e mundur.

Nuk kam qenë kurrë një person që fillon të shikojë ndeshje futbolli në kohën e lirë. Gjithmonë kam luajtur futboll dhe jam marrë me gjëra të tjera. Kjo është e vërteta.

Nuk më pëlqen as kur miqtë e mi duan të shohin një ndeshje futbolli, atë e bëjnë gjithmonë një gjë të tillë, por unë u them: ‘Jo, le të bëjmë ndonjë gjë tjetër tani. Më mirë shohim ndonjë film’”, deklaroi sulmuesi i PSG-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vasili reagon ashpër: Ilir Meta është dhe do të jetë hall edhe më i madh për Edi K Ramën

Story i radhës

Benzema nuk është duke u stërvitur me skuadrën

Të fundit nga