Newcastle duket se ka vënë në shënjestër portierin e Chelsea-t, Kepa Arrizabalaga. The Dasily Star ka shkruar se klubi anglez dhe disa klube të La Liga-s janë vënë në lëvizje për spanjollin.
27-vjeçari i ka kushtuar londinezëve plot 85 milionë euro në 2018-ën, duke e bërë Kepa-n portierin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.
Megjithatë, karriera e tij ka pësuar një rënie të ndjeshme dhe ai konsiderohet një rezervë shumë e shtrenjtë për Edouard Mendy në Stamford Bridge.
Arrizabalaga ka patur mundësinë të luajë gjatë kohës që Mendy ka marrë pjesë në Kupën e Afrikës me Senegalin. Gjithashtu, ai ka ndihmuar Chelsea-n të arrijë finalen e Carabao Cup në dëm të Tottenham-it në janar.
Megjithatë, duket se londinezët janë ta gatshëm ta shesin portierin për një ofertë të përafërt me 60 milionë euro.