New Yorku lejon shndërrimin e trupave të vdekur në dhe për bimë

1 minut lexim

New Yorku është bërë shteti i fundit amerikan që lejon të ashtuquajturin “kompostim njerëzor”.

Një person tani mund ta shndërrojë pas vdekjes trupin në dhe – gjë që shihet si një alternativë miqësore me mjedisin ndaj varrimit ose djegies.

I njohur gjithashtu si “reduktimi organik natyral”, praktika sheh një trup të dekompozohet gjatë disa javësh pasi është mbyllur në një enë.

Në vitin 2019, Uashingtoni ishte shteti i parë amerikan që e legalizoi atë. Kolorado, Oregon, Vermont dhe Kalifornia ndoqën shembullin.

Prandaj, New Yorku është juridiksioni i gjashtë amerikan që lejon “kompostimin njerëzor”, pasi miratimit nga Kathy Hochul, guvernatorja demokrate e shtetit.

Procesi ndodh në objekte të posaçme mbi tokë, raporton bbc.

Një trup futet në një enë të mbyllur së bashku me materiale të zgjedhura si copa druri, jonxhë dhe bar kashte dhe gradualisht shpërbëhet nën veprimin e mikrobeve.

Pas një periudhe prej rreth një muaji – dhe një procesi ngrohjeje për të zhdukur çdo infektim – të dashurve u jepet dheu që rezulton. Kjo mund të përdoret në mbjelljen e luleve, perimeve ose pemëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I riu nga Hajvalia tregon si u plagos nga plumbi qorr natën e Vitit të Ri

Story i radhës

Pezullimi i Jordi Albas

Të fundit nga