New Yorku ishte metropoli më i shtrenjtë në botë në vitin 2022 , pasi rritja e çmimeve të energjisë dyfishoi normën e inflacionit në qytetet kryesore globale, sipas sondazhit vjetor të Economist Intelligence Unit.
Singapori renditet në vend të dytë , udhëheqësi i vitit të kaluar Tel Avivi ra në vendin e tretë, ndërsa Sidnei u fut në Top 10 dhe Moska dhe Shën Petersberg në Rusi ranë në renditje pasi sanksionet dhe çmimet e larta të naftës çuan çmimet më të larta.
Një monedhë vendase më e fortë ishte gjithashtu një faktor që i renditi qytetet në listën e Economist Intelligence Unit. Monedha amerikane është forcuar ndjeshëm kundrejt pothuajse të gjitha monedhave pasi Rezerva Federale e SHBA rriti normat e interesit dhe sinjalizoi rritje të tjera në të ardhmen, shkruan Klan News.
Tokio dhe Osaka e Japonisë ranë respektivisht në vendin e 37-të dhe të 43-të, nga vendi i 13-të dhe i 10-të që në 2021-shin. Stokholmi dhe Luksemburgu u renditën në vendin e 99 dhe 104, ndërsa Damasku në Siri dhe Tripoli në Libi ruajtën vendet e tyre si qytetet më të lira të anketuara.
Qytetet në Mbretërinë e Bashkuar të anketuara ranë poshtë, me Londrën e cila u rendit në vendin e 28-të nga e 17-ta që ishte në 2021. Vendosja e Singaporit në krye ishte pak surprizë pasi qyteti-shtet ishte më i shtrenjtë në vitin 2021.
Rritja globale e inflacionit ka shkaktuar kaos ekonomik në shumë shtete. Sanksionet e mëvonshme ndaj Rusisë nxitën rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës, gazit dhe energjive të tjera. Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike ishin 29% më të larta në qytetet e Evropës Perëndimore. Economist Intelligence Unit parashikon se rritja e kostove do të lehtësohet në vitin 2023 dhe bllokimet e zinxhirit të furnizimit fillojnë të lehtësohen.
Burimi: GAZETA.MK