I lindur në vitin 1989 në Tetovë. Banon në fshatin Zherovjan të komunës së Bogovinës. Studimet i ka mbaruar në drejtësi në Universitetin e Tetovës. Nevzat Ismani përvojën e punës e ka nisur në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit kurse tashmë punon në Ministrinë e Drejtësisë nga viti 2016 në Sektorin për ndihmë juridike ndërkombëtare për ekstradim dhe transfer të personave të dënuar me burg.
Eksperienca e tij e punës tashmë ka bërë që Nevzat Ismani të merr pjesë në konferenca ndërkombëtare kundër krimit të organizuar dhe korupsionit, Qendrave hetimore si dhe masave të posaçme të organizuara nga ambasada amerikane në vend si dhe pjesëmarës në hartimin e Marrëveshjes bilaterale me shtetet si Kazakistan, Itali dhe Kosovë. Ai është njohës i mirë i gjuhës angleze.
Në zgjedhjet e reja të shpallura nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Ismani garon për kreun e degës së BDI në komunën e Bogovinës, duke kërkuar kështu përkrahjen e anëtarësisë në këtë degë si një i ri që përvojën e tij profesionale dhe politike dëshiron të përçojë më tej.