Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton

April 19, 2024
1 minut lexim

Netflix tha se nuk do të publikojë më numrin e abonentëve dhe sa para fiton “për person”, duke filluar me raportin e fitimeve të tremujorit të parë 2025.

“Ne jemi të fokusuar në të ardhurat dhe marzhin operativ, si dhe sa kohë kalojnë përdoruesit në platformë, që është treguesi ynë më i mirë i kënaqësisë”, thuhej në letrën drejtuar aksionerëve.

“Më parë, kur kishim pak të ardhura ose fitime, rritja e anëtarësimit ishte një tregues i fortë i potencialit tonë të ardhshëm. Por tani ne po gjenerojmë fitime shumë të rëndësishme dhe po zhvillojmë gjithashtu rrjedha të reja të të ardhurave, kështu që anëtarësimi është vetëm një komponent i rritjes sonë”, shtoi kompania.

Netflix gjithashtu vuri në dukje gjendjen aktuale të planeve të tij të ndryshme si një arsye tjetër për të mos u fokusuar aq shumë në totalin e abonentëve dhe të ardhurat mesatare për anëtarësim, pasi një nivel shërbimi mund të ketë të ardhura shumë më të larta se një tjetër.

Për shembull, ata thanë më herët se fitojnë më shumë para nga niveli më i lirë i shërbimit, i cili përfshin reklamat dhe një rezolucion më të ulët.

Ata shtuan, vetëm, se “ata do të publikojnë momente të rëndësishme në numrin e abonentëve sapo të mbërrijnë”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Thaçi: Izet Mexhiti i ngatërron gjërat! Dikur kërkonte ndihmë, babai tij ishte arrestuar në vitin 2007 për korrupsion masiv

Story i radhës

25 vjet nga vrasja e intelektualëve të Mitrovicës, Kurti: Serbia ua mohonë familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën

Të fundit nga

ShkoLartë