Netflix nuk ka vendosur të shfrytëzojë popullaritetin e Squid Game me një sezon të dytë. Sipas raportimeve kompania ka vendosur të krijojë një reality show të vërtetë të Squid Game: The Challenge bazuar në seritë e filmit Korean.
Produksioni prej 10 episodesh do të vendosë 465 njerëz përballë njëri-tjetrit inspiruar nga ngjarjet e filmit. Por këtu askush nuk do të vendosë por fituesi do të marrë me vete 4,56 milionë dollarë.
Edhe pse kompania nuk tregoi se ku kjo shfaqje do të debutojë, raportohet se do të ndodhë në tre mujorin e parë të 2023 ku pjesëmarrësit duhet të angazhohen për 4 javë.
Squid Game mbetet shfaqja më popullore e Netflix e të gjitha kohërave dhe madje fitoi çmimin Golden Globe dhe SAG Awards.
Netflix gjithashtu po përpiqet të ndryshojë situatën në kompani e cila po përballet me humbje abonentësh. /PCWorld Albanian