Netanyahu zotohet për “konsensus” mes protestave derisa Knesset vazhdon me votimin për reformën e gjyqësorit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pohuar se parlamenti javën e ardhshme do të votojë projektligjin për reformën gjyqësore të propozuar nga qeveria, transmeton Anadolu.

Kjo erdhi në një fjalim të kryeministrit izraelit në mes të protestave masive kundër planit të qeverisë së tij të koalicionit për rishimin e gjyqësorit.

Siç raporton ‘The Jewish Press’, Netanyahu pohoi se javën e ardhshme do të zhvillohet votimi për përzgjedhjen e gjyqtarëve në kuadër të planit të reformës në drejtësi.

“Ligji për të ndryshuar emërimin e gjyqtarëve do të dorëzohet në Knesset javën e ardhshme”, tha Netanyahu, duke theksuar se ligji do të “rivendosë ekuilibrin e duhur midis autoriteteve”.

Duke iu referuar protestave të përditshme anti-qeveritare, Netanyahu tha se “për të parandaluar një përçarje në kombin tonë, secila palë duhet t’i marrë seriozisht pretendimet dhe shqetësimet e tjetrës”.

Ai gjithashtu tha se ligji për reformën gjyqësore tashmë është ndryshuar në amendament, siç kërkoi më parë presidenti izraelit, Isaac Herzog.

“Ne nuk mund të lejojmë që asnjë mosmarrëveshje, sado e mprehtë qoftë, të rrezikojë të ardhmen e përbashkët të të gjithëve. Ne jo vetëm që duhet ta refuzojmë dhunën, por duhet ta dënojmë edhe nxitjen e saj”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit po ashtu theksoi rëndësinë e “proceseve gjyqësore dhe sigurimin e një konsensusi sa më të gjerë” si mënyra më të mira për reforma.

Sot më herët, raportuan mediat izraelite, Netanyahu thirri në zyrën e tij ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, pas deklaratave të ministrit kundër reformave në drejtësi.

Sipas të përditshmes izraelite ‘Yedioth Ahronoth’, Gallant pritej të mbante një fjalim mbrëmjen e sotme për të bërë thirrje për ndalimin e procesit ligjor të reformës gjyqësore.

Megjithatë, Gallant e anuloi fjalimin e tij pas takimit me kryeministrin izraelit.

“Me kërkesë të kryeministrit dhe në dritën e deklaratës së tij të planifikuar këtë mbrëmje, ministri i Mbrojtjes e shtyn deklaratën e tij në këtë fazë”, njoftoi zyra e shefit të mbrojtjes izraelite.

Në njoftim thuhet se shefi i mbrojtjes së fundmi i dha kryeministrit të dhëna shqetësuese në lidhje me ndikimin e planit të reformës në gatishmërinë e oficerëve dhe ushtarëve për kushtin e shërbimit në ushtri.

Në një kontekst të ngjashëm, policia izraelite njoftoi se kishte arrestuar 26 demonstrues në Tel Aviv me dyshimin për shkelje të ligjit. Policia shtoi se “arrestoi 10 demonstrues në rajonin qendror me akuza për sjellje të padisiplinuar”.

E përditshmja izraelite ‘Haaretz’ raportoi se policia ka arrestuar 87 demonstrues në të gjithë Izraelin.

Gjatë 12 javëve të fundit, Izraeli ka parë protesta masive kundër planit të qeverisë për reformën në drejtësi.





Story i mëparshëm

Zhvishet Vannesa, “çmenden” fansat

Story i radhës

Kujtim Shala për dakordimin Kurti – Vuçiq: Tradhti e pastër

Të fundit nga