Netanyahu vizitë në kufirin me Libanin: Do të ndërpresim “oksigjenin” e Hezbollahut

November 3, 2024
1 minut lexim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, udhëtoi të dielën drejt kufirit me Libanin, nga ku ushtria izraelite ka nisur një ofensivë kundër Hezbollahut në fund të shtatorit.

Gjatë vizitës së tij, ai është takuar me oficerë të lartë me të cilët ka vlerësuar situatën në lidhje me operacionet kundër Hezbollahut.

Sipas Netanyahut, me ose pa marrëveshje, do ta shtyjnë Hezbollahun në veri të lumit Litani, për të rivendosur sigurinë dhe kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre në veri.

“E thënë thjesht: zbatim, përmbarim, zbatim”, tha ai për zbatimin e synimeve që Izraeli ka vendosur.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të ndërpritet “oksigjeni” i Hezbollahut nga Irani përmes Sirisë, që do të thotë qarkullimi i rregullt i armëve dhe mjeteve të tjera.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Kaloja çdo natë me të, u nda nga jeta”, Erjola Doçi mes lotësh rrëfen humbjen: Ka tre ditë që…

Story i radhës

Heidi Klum flet për raportin me bashkëshortin 16 vjet më të vogël: Kemi një jetë seksuale shumë të mirë

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të

Vullneti e Lela ngacmojnë Leon

Në shtëpinë më të famshme në vend, target për ngacmim u bë sot Leo. Ishin Lela dhe Vullneti të cilët përmendin dhe ngucnin atë gjatë një diskutimi mes tyre. E gjitha u
ShkoLartë