Netanyahu thotë se qeveria e re e Izraelit do të përshpejtojë ndërtimin e vendbanimeve kolone

December 28, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i emëruar izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se do të përshpejtojë ndërtimin e vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Lartësitë siriane të Golanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Parlamenti izraelit, Knesset, nesër do të mbajë një seancë speciale për t’i dhënë votëbesim qeverisë së re të Netanyahu-t.

“Populli hebre ka një të drejtë ekskluzive dhe të patjetërsueshme për të gjitha pjesët e Tokës së Izraelit”, shkroi Netanyahu në llogarinë e tij në Telegram, në lidhje me agjendën e përgjithshme të qeverisë së tij.

Ai sqaroi se me termin “Toka e Izraelit” nënkupton promovimin e vendbanimeve në “Galile, Negev, Golan (Siri), Jude dhe Samari”, duke iu referuar Bregut Perëndimor të pushtuar.

“Qeveria do të ruajë karakterin hebraik të shtetit dhe trashëgiminë e Izraelit, si dhe do të respektojë fetë dhe traditat e adhuruesve të feve të vendit, në përputhje me vlerat e Deklaratës së Pavarësisë”, tha Netanyahu.

Ai tha gjithashtu se qeveria e tij e re do të vazhdojë të punojë kundër “programit bërthamor të Iranit”.

73-vjeçari Netanyahu shërbeu si kryeministër nga viti 1996 në 1999, dhe më pas për 12 vjet rresht, në vitet 2009-2021.

Vlerësimet izraelite dhe palestineze tregojnë se rreth 650 mijë kolonë hebrenj jetojnë në 164 vendbanime dhe 116 poste në Bregun Perëndimor, duke përfshirë edhe Kudsin e pushtuar.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Infiltrimi i një hetuesi të fshehtë, rrezikimi nga zbulimi dhe nga goditja fatale në konflikt me policinë

Story i radhës

Gjermania u bën thirrje serbëve të largojnë barrikadat në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë