Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje aleatit kyç SHBA-së që të riafirmojë angazhimin e saj ndaj Arabisë Saudite dhe premtoi të vazhdojë lidhjet formale të Izraelit me Riadin për një “hap kuantik” drejt paqes, raportoi sot Al Arabiya English.
Partneriteti strategjik mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite u dëmtua gjatë administrimit të presidentit Joe Biden dhe pati tensione mes SHBA-së dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat vendosën marrëdhënie me Izraelin.
“Aleanca tradicionale (SHBA) me Arabinë Saudite dhe vendet e tjera duhet të rivendoset. Nuk duhet të ketë luhatje periodike apo edhe lëkundje të shfrenuara në këtë marrëdhënie, sepse mendoj se aleanca është një spirancë e stabilitetit në rajonin tonë”, tha Netanyahu për ueb sajtin në pronësi saudite.
Ai theksoi se këtë do ta diskutojë me presidentin amerikan, Joe Biden.
Netanyahu ka afat deri më 21 dhjetor për të formuar një qeveri.