netanyahu i pergjigjet erdoganit qetesohu koha e perandorise osmane ka mbaruar 6a454e86e572e

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

July 1, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke i bërë thirrje që të “qetësohet” dhe duke theksuar se Izraeli nuk do të lejojë askënd të kërcënojë sigurinë apo ekzistencën e tij.



Në një intervistë për rrjetin televiziv izraelit Channel 14, Netanyahu tha se e sheh me shqetësim retorikën gjithnjë e më të ashpër të Ankarasë ndaj Izraelit.

“Ajo që po ndodh në Turqi është rezultat i rënies së fuqisë së Iranit. Irani përfaqëson boshtin ekstremist shiit, ndërsa Turqia përfaqëson boshtin e Vëllazërisë Myslimane, një lëvizje po aq ekstremiste”, deklaroi ai.

Duke komentuar deklaratat e Erdoganit për Jerusalemin, Netanyahu u shpreh se presidenti turk “ka harruar se 400 vitet e Perandorisë Osmane kanë mbaruar”.

“Sot ekziston një shtet i fortë i quajtur Izrael. Ekzistojnë Forcat e Armatosura Izraelite, ekziston populli i Izraelit dhe ekziston qeveria e Izraelit. Do të ishte e mençur që ai të qetësohej”, tha kryeministri izraelit.

Ai shtoi se Izraeli nuk do të tolerojë asnjë kërcënim ndaj sigurisë së tij.

“Ne nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë ekzistencën tonë. Ne nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë sigurinë tonë. Dhe mendoj se kemi vërtetuar se çfarë jemi të aftë të bëjmë”, u shpreh Netanyahu.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë të tensionuar mes Izraelit dhe Turqisë, pas retorikës së ashpër të Ankarasë në javët e fundit. Mes tyre, ministri i Brendshëm turk ka bërë thirrje për “çlirimin” e Jerusalemit, ndërsa mediat izraelite dhe perëndimore kanë raportuar se Erdogan, gjatë lutjes së Fitër Bajramit në mars 2025, i ishte lutur Allahut “të shkatërronte Izraelin sionist”.

Në intervistë, Netanyahu komentoi edhe marrëdhëniet me Egjiptin, pas raportimeve për shtimin e pranisë ushtarake egjiptiane në Gadishullin e Sinait. Ai tha se ka zhvilluar bisedime me autoritetet egjiptiane për respektimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, pa dhënë detaje të tjera.

Në përfundim, kryeministri izraelit theksoi se ekuilibrat gjeopolitikë në Lindjen e Mesme po ndryshojnë vazhdimisht dhe se Izraeli duhet të vazhdojë të forcojë pozicionin e tij në rajon.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bllokohet kodi zgjedhor partite nuk arrijne marreveshje 6a453c8d6eeec
Lajmi i mëparshëm

Bllokohet Kodi Zgjedhor, partitë nuk arrijnë marrëveshje

haradinaj pret delegacion amerikan ne gllogjan dedikon medalje per daniel serwer dhe mario marquez 6a4553159e13c
Lajmi i radhës

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwer dhe Mario Marquez

Të fundit nga

ShkoLartë