haradinaj pret delegacion amerikan ne gllogjan dedikon medalje per daniel serwer dhe mario marquez 6a4553159e13c

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwer dhe Mario Marquez

July 1, 2026
1 minut lexim

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur se në Gllogjan ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në delegacion ishin profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph si dhe Mario Marquez, Ramiz Tafilaj dhe shqiptaro-amerikanë të tjerë, dy të parët Haradinaj i nderoi me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

Haradinaj tha se angazhimi i tyre për Kosovën është i rëndësishëm për rikthimin e partneritetit strategjik me aleatët, veçanërisht me SHBA-në.

Postimi i plotë:

Në nderim të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gllogjan patëm nderin t’i presim delegacionin nga Amerika, në përbërje të Prof. Daniel Serwer, Prof. Edward Joseph, Mario Marquez dhe Ramiz Tafilaj dhe shqiptaro-amerikanë tjerë të respektuar.

Angazhimi i tyre ndaj Kosovës është shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet drejt rikthimit në partneritetin strategjik me aleatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me respekt dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat, z. Daniel Serwer dhe z. Mario Marquez i dedikova medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

netanyahu i pergjigjet erdoganit qetesohu koha e perandorise osmane ka mbaruar 6a454e86e572e
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

stikerat ne makinat e deputeteve si simbol per gjobat ndaj emigranteve studentet nuk ka dialog me ramen zgjidhja eshte largimi i tij 6a4553c6e5e28
Lajmi i radhës

“Stikerat në makinat e deputetëve si simbol për gjobat ndaj emigrantëve”/ Studentët: Nuk ka dialog me Ramën, zgjidhja është largimi i tij

Të fundit nga

ShkoLartë