stikerat ne makinat e deputeteve si simbol per gjobat ndaj emigranteve studentet nuk ka dialog me ramen zgjidhja eshte largimi i tij 6a4553c6e5e28

“Stikerat në makinat e deputetëve si simbol për gjobat ndaj emigrantëve”/ Studentët: Nuk ka dialog me Ramën, zgjidhja është largimi i tij

July 1, 2026
1 minut lexim

Një grup studentësh, të cilët para pak ditësh shpalosën banderolën në Universitetin Politeknik deklaruan se nuk do të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama dhe se zgjidhja është largimi i tij.

Ata thanë se të martën vendosën stikera në makinat e deputetëve për të imituar gjobat që u vendosën ndaj shqiptarëve të diasporës, të cilët erdhën në vendin tonë për protestën kombëtare.

Njëra nga studentet deklaroi se Shqipërinë e re e mendon pa korrupsion, me lirinë e fjalës dhe shanse të barabarta.

“Stikerat janë organizuar nga një grup i vogël studentësh, nuk jemi financuar nga asnjë organizatë. I vendosëm te makinat për emigrantët që u gjobitën ndërkohë deputetët parkojnë në rrugë dhe nkuk gjobiten”, tha i riu.

“Jemi një grup studentësh që nuk kemi kërkesa të veçuara, s’ka dialog si në 2018. Kjo zgjidhet vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama”, deklaroi njëri prej studentëve.

“Shqipëria e re është një Shqipëri pa korrupsion, ku je i lirë të flasësh, të jesh i lirë të ndërmarrësh rreziqe, të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, gjyqësori të jetë me ne”, përkufizoi studentja.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haradinaj pret delegacion amerikan ne gllogjan dedikon medalje per daniel serwer dhe mario marquez 6a4553159e13c
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwer dhe Mario Marquez

trafiku ne ngushticen e hormuzit eshte i qendrueshem pavaresisht rrugeve te fragmentuara dhe rreziqeve te sigurise 6a455416c11e3
Lajmi i radhës

​Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është i qëndrueshëm pavarësisht rrugëve të fragmentuara dhe rreziqeve të sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë