Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do t’i vazhdojë sulmet ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban, raporton “BBC”.
Duke iu adresuar qytetarëve libanezë, Netanyahu tha se lufta nuk është me ta por me Hezbollahun.
Në një video mesazh të postuar në platformën “X”, Netanyahu ka thënë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah po i çon libanezët drejt humnerës.
“Për të mirën tuaj, shpëtojeni veten nga kapja e Nasrallahut”, tha Netanyahu.
Ai paralajmëroi se “kushdo që ka një predhë në dhomë të ndenjës apo raketë në garazh nuk do të ketë shtëpi”.
Burimi: botasot.info