Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron të dielën, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit izraelit.
Gjatë bisedës, Netanyahu paralajmëroi se vendosja e një embargoje ndaj Izraelit do të ndihmonte Iranin dhe mbështetësit e tij në rajon.
“Kryeministri theksoi se veprimet e Izraelit kundër Hezbollahut krijojnë një mundësi për të ndryshuar situatën në Liban, në drejtim të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në të gjithë rajonin”, tha zyra e Netanyahut.
Macron bëri thirrje të shtunën për t’i dhënë fund dërgesave në Izrael të pajisjeve ushtarake të përdorura në Rripin e Gazës, duke shkaktuar një zemërim te Netanyahu, i cili e cilësoi si një turp.
Burimi: botasot.info