Nesturi: Dobësimi i PD-së prish ekuilibrat politikë, nuk zhbëhen akuzat dhe dyert e blinduara

April 28, 2022
1 minut lexim

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Plator Nesturi u shpreh se dobësimi i rolit të PD-së do të prishte shumë ekuilibra politikë.

Sipas tij, pavarësisht se kush është shumicë në parti, nuk mund të zhbëhet ajo që është bërë, sepse ka pasur akuza të rënda dhe dyer të blinduara.

Nesturi: Dobësimi i rolit të PD-së do të prishte shumë ekuilibra politikë dhe kudo. Kjo shihet me një lloj shqetësimi dhe një vëmendje të madhe, jo vetëm nga faktori i brendshëm, por edhe ai i jashtëm. Dobësimi i kësaj ane do të sillte pasoja jo të këndshme për të gjithë.

PD nuk e fsheh faktin se ka ardhur nga një krizë e thellë që ka ardhur nga maja në bazë. Ishin dy palë që konkurruar në 6 mars kundër njëra-tjetrës. Pavarësisht se kush është shumicë në parti, nuk mund të zhbëhet ajo që është bërë, sepse kemi pasur akuza të rënda dhe dyer të blinduara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të shtëna me armë në Klinë, një i vdekur dhe një i plagosur

Story i radhës

Liga e Evropës/Leipzig e Frankfurt shënojnë fitore

Të fundit nga

ShkoLartë