​Nesta rrezikon shkarkimin

December 23, 2024
1 minut lexim

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A.

Ish-mbrojtësi i Italisë, Nesta, është në rrezik pasi skuadra ka mbledhur vetëm 10 pikë në 17 ndeshjet e para dhe është shtyrë në fund të renditjes tabelare.

Drejtorët e Monzas la të kuptohet pas ndeshjes së mbrëmshme se puna e Nesta ishte e sigurt, por përditësimet e fundit nga “Sport Mediaset” dhe “Sky Sport Italia” sugjerojnë të kundërtën.

Sipas transmetuesve italianë, Monza tani po mendon seriozisht të shkarkojë Nesta-n me shpresën për të ndryshuar gjërat në pjesën e dytë të sezonit.

Brianzoli do të takohet me rivalët e drejtpërdrejtë Parma dhe Cagliari në dy raundet në vijim dhe drejtorët e klubeve mund të vendosin të shkundin ekipin duke punësuar një trajner të ri.

Nesta nënshkroi një kontratë njëvjeçare me Monza verën e kaluar, me një opsion për t’u aktivizuar në rast mbijetese. Ky është sezoni i parë i Nestës në Serie A si trajner.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurtulmuş: Forcimi dhe zhvillimi i Turqisë do të thotë forcim edhe i vendeve të Ballkanit

Të fundit nga

ShkoLartë