Nesho: Vizita e Klinton ishte e blerë, u mënjanuan qëllimisht figurat kyçe të tranzicionit në Shqipëri sie Meta dhe Berisha

Ish-ambasadori Agim Nesho komentoi dje vizitën e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton në Shqipëri.

Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Nesho është shprehur se vizita e Klinton në Shqipëri ishte e blerë dhe se u mënjanuan qëllimisht figurat më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar në këto 30 vite.

“Ka pasur një shpërthim i të gjithë intelektualëve më me zë si Lubonja i cili u shpreh se i vinte turp për atë që Rama bëri më Klinton. Unë nuk jam me ata njerëz që ndaj idenë se miliarderët mund të shpenzojnë para për Ramën. Soros është i vërtetë se i interesojnë fushat e naftës dhe gazit në Shqipëri por jo që të harxhojnë ara për të sjellë Klinton këtu për Ramën. Kjo ishte një vizitë e blerë dhe përmasat e njeriut që erdhi në Shqipëri, dhe më bëri përshtypje prania e Alex Soros.

Ballkani i Hapur ka qenë një rikthim i dominancës serbe si një pagesë e perëndimit për të mbajtur afër Vuçiçin dhe Soros e kanalizojë jo duke qenë vetë drejtpërdrejtë. Rama ishte një vegël që po luhej nga të tjerët dhe faktori e pjesa kryesore nuk ishte ai. Ballkani i Hapur nuk është mbyllur dhe nesër mund të kemi një rikthim të kësaj ideje. Rama është nj kameleon që nuk ka formë. Mënyra sesi i zhvillua takimi me Klinton tregoi se takimi ishte i blerë pasi u mënjanuan figura të rëndësishme të kombit shqiptar gjatë këtyre viteve të tranzicionit si Berisha dhe Meta”, deklaroi Nesho.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Radioja e ushtrisë izraelite njofton tërheqjen e të gjitha forcave nga qyteti Jenin

Story i radhës

Nipi i Xhafer Devës: Gjykata e Berlinit mori vendim për padinë time ndaj ambsadorit Rohde

Të fundit nga