neser nisin negociatat per presidentin e ri balla propozimet nga berisha svlejne 627d87e43a6dd

Nesër nisin negociatat për presidentin e ri, Balla: Propozimet nga Berisha s’vlejnë

May 12, 2022
1 minut lexim

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin në prag të nisjes së negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë se propozimet nga Sali Berisha dhe grupimi i tij nuk do të pranohen.

Sipas Ballës, Partia Socialiste e ka shprehur që në fillim dëshirën e saj për të zgjedhur një president të të gjithë shqiptarëve.

“Kush propozohet nga Sali Berisha nuk vlen. Edhe zotërinjtë që përmendni, janë propozuar nga bota e përtejme dhe nuk vlejnë. Nesër do kemi takime me dy grupet parlamentare. Shpresojmë se dhe grupi i PD-së t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes tonë që të diskutojmë për emrat për President. Sot ishte shembulli i një vendimmarrje që brenda propozimi ishte emri i Sali Berishës”.

“Dhe për Presidentin është e njëjta gjë. Nuk pranojmë asnjë propozim nga Berisha apo persona të përfshirë në lëvizjen e tij. Unë po flisja për bisedime dhe negociata me opozitën. Partia Socialiste ka qenë i qartë në një dëshirë tonën për të zgjedhur një President për të gjithë shqiptarët. Presidenti i ri të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe. Ne kemi përcaktuar ku synojmë, kush janë fushat ku mund të vijë personi, zotëria ose zonja që përmbush pritshmëritë”, tha Balla.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gjiko dhe majk improvizojne aksham pazarin thumbojne estraden per blerjen e klikimeve dhe ndjekesve 627d87db41eba
Story i mëparshëm

Gjiko dhe Majk improvizojnë “aksham pazarin”, thumbojnë estradën për blerjen e klikimeve dhe ndjekësve

kylie provokon me fotot e fundit 627d8d721d07e
Story i radhës

Kylie provokon me fotot e fundit

Të fundit nga

Këngëtari ikonik Bob Dylan mbush 84 vjeç

Bob Dylan mbush 84 vjeç. I lindur në Duluth të Minesotës, ai konsiderohet si një nga figurat më autoritare dhe me ndikim në muzikën e shekullit të njëzetë. Autor i këngëve ikonike
ShkoLartë