Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bën të ditur se nesër do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Kjo për arsye pasi në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.4 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.
“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë:
Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!”, thuhet në njoftim.
Burimi: botasot.info