neser ne shkup mberrin ministri bullgar i puneve te brendshme ivan

Nesër në Shkup mbërrin ministri bullgar i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev

January 30, 2023
min lexim

Sipas raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk, institucionet e vendit kanë treguar pjekuri në reagimin ndaj sulmit kundër Hristijan Pendikov në Ohër. Kyçyk thotë se Bullgaria nuk duhet të hyjë në situatë të vendos veto tjetër për rrugën evropiane të Maqedonisë ose nga ana tjetër të lëshojë tone kërcënuese nëpër deklaratat. Në një intervistë për mediat bullgare, euro-deputeti vlerësoi se tensioni në marrëdhëniet dypalëshe do të zgjasë deri në përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, duke implikuar përfshirjen e ndikimeve të jashtme.

“Ka faktorë të tjerë të jashtëm dhe njerëz që nuk duan që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të kenë marrëdhënie të mira. Ata e luajnë rolin e tyre. Ato janë të jashtëm, por ka edhe në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, për fat të keq. Këta janë të gjithë ata që nuk duan që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së dhe që nuk duan që Bullgaria të luajë rol në evropianizimin e Ballkanit”, tha Ilhan Kyçyk– eurodeputet bullgar.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, ka theksuar se vendi ka reaguar siç duhet ndaj sulmit në Ohër. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai tha se duhet të ndalet përkeqësimi i marrëdhënieve dypalëshe. Mirëpo, siç shton Osmani, në vendin tonë ka politikë dhe është hapur sezoni i provokatorëve, dhunuesve dhe profiterëve politikë.

Osmani: Sigurisht që përshkallëzimi i fundit do të mirëpritet nga shumë palë të treta që do të shohin mundësi për të mbajtur konflikt të përhershëm këtu. A është kjo në interesin tonë?! Nuk pajtohem.

Gazetari: Nuk do t’i përmendni këto faktorë të tretë tani? Për kë e keni fjalën?

Osmani: Për Federatën Ruse.

Edhe ish kryeministri bullgar Bojko Borisov shprehu frikën se po tentohet, siç tha ai, të kthehet Maqedonia nën ndikimin rus. Presidenti Stevo Pendarovski javën e kaluar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit tha se do të kërkojë ndalimin e hyrjes së disa shtetasve bullgarë, ndër të tjera, për shkak të bashkëpunimit me strukturat ruse. Sipas ministrit Oliver Spasovski, zhvillimet e fundit janë pjesë e një skenari më të madh dhe një lufte hibride duke vlerësuar se po përhapen shumë lajme të rreme./Alsat.mk

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

9 marreveshje te vogla qe bejne ciftet qe krijojne martesa te lumtura 63d703341abf4
Story i mëparshëm

9 marrëveshje të vogla që bëjnë çiftet që krijojnë martesa të lumtura

bota e elites me fustan te vecante 63d753200372a
Story i radhës

Bota e Elitës me fustan të veçantë

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.
ShkoLartë