Nesër në ora 6 autobusët privatë dalin në protesta, do ta bllokojnë bulevarin “Ilindenska”

December 1, 2022
1 minut lexim

Shkup, 1 dhjetor – Shoferët privatë nga kompanitë “Sloboda Prevoz” dhe “Makekspres” nesër nga ora 6 të mëngjesit do të bllokojnë komunikacionin në Shkup, në korsinë e djathtë në rrugën “Ilindenska”, nga Qeveria e deri te “Mi-Da”. Rreth 200 autobusë do të parkohen para kuvendit të qytetit.

 

Lenin Jovanovski, drejtori i “Sloboda Prevoz” tha se nuk është arritur marrëveshje me kryetaren e Shkupit Danella Arsovska lidhur me borxhin që e kërkojnë, informon Zhurnal.

“Dita e nesërme do të tregojë nëse do të ketë ndonjë rezultat ose bllokada do të vazhdojë edhe gjatë vikendit e madje edhe javën e ardhshme”, tha Jovanovski.

Nëse edhe deri atëherë nuk ka marrëveshje, bllokime do të ketë edhe te Q.T Mavrovasja, Kryqi i Kuq dhe në rrugën “Ilindenska”./Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spikat edhe dueli Kroaci – Belgjikë/

Story i radhës

Transportuesit privatë nesër nga ora 6 e mëngjesit do ta bllokojnë sërish Shkupin

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë