Nesër në Kosovë, ftohtë dhe me reshje shiu dhe bore

1 minut lexim

Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore.

Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  2-8 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme,  mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës ( të hënën dhe ditën e marte). 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alves për Messin: Është koha të rikthehet në shtëpi nëse dëshiron

Story i radhës

Kallaku: Fitore e merituar ndaj Teutës

Të fundit nga