neser me shume perfundon protesta e 87 te kunder qeverise qytetaret thirrje kryeministri rama jep doreheqjen 6a8e0e536cec9

“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 87-të kundër qeverisë, qytetarët thirrje kryeministri: Rama, jep dorëheqjen!

August 25, 2026
1 minut lexim

Ka përfunduar protesta e 87-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime, marshim dhe thirrje kundër qeverisë.

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar protestën me marshimin e përditshëm nëpër rrugët e Tiranës. Protestuesit janë drejtuar fillimisht drejt Sheshit “Nënë Tereza”, më pas në drejtim të stadiumit “Air Albania”, duke vijuar lëvizjen drejt Rrugës së Elbasanit.

Në vijim, turma është rikthyer sërish, duke u drejtuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para Kryeministrisë, aty ku zhvillohet çdo ditë protesta.

Gjatë gjithë marshimit nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Mes tyre është përsëritur edhe kërkesa “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa qytetarët kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar protestën.

Në përfundim të tubimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjen që tashmë është kthyer në refren të përditshëm të kësaj qëndrese: “Nesër më shumë!”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dosja sheholli serbia po synon destabilizimin e kosoves 6a8e0dd41f75e
Lajmi i mëparshëm

“Dosja Sheholli” – Serbia po synon destabilizimin e Kosovës

izraeli paralajmeron se do te mbaje trupat ne sirine jugore 6a8e0eb1a5dc7
Lajmi i radhës

Izraeli paralajmëron se do të mbajë trupat në Sirinë jugore

Të fundit nga

Prodhuesit e ajvarit kërkojnë respektimin e çmimeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, u takua në Strumicë me prodhuesit e specit për ajvar, të cilët shprehën shqetësime për grumbullimin dhe plasmanin e prodhimeve. Sipas marrëveshjes
ShkoLartë