​Nesër mblidhet Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport

December 11, 2022
1 minut lexim

Nesër në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli për parandalimin e dhunës dhe dukurive tjera negative në sport.

Në këtë mbledhje do të kërkohet raport i detajuar për incidentet e dhunshme gjatë ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Daulina Osmani përmes një postimi në Facebook përmes të cilit ka thënë se përleshjet, rrahjet dhe vandalizmi nuk kanë vend në sport.

Ajo gjithashtu ka kërkuar palët të ndërmarrin të gjitha masat për identifikimin dhe dënimin e atyre që ushtruan dhunë dhe që shkaktuan dëme në Palestrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Më tutje, Osmani ka thënë se palestrat sportive janë shndërruar në fushëbeteja të tifozëve, prezenca e të cilëve nuk po mundëson as zhvillimin e lojës, ndërsa qytetarët e tjerë pjesëmarrës po i ekspozon ndaj rrezikut të dhunës dhe agresionit para, gjatë dhe pas ndeshjeve.

Ndryshe, Sigal Prishtina e fitoi Superkupën e Kosovës pasi e mposhti Trepçën me rezultat 73-54.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë do të thotë të keni këtë gropë midis hundës dhe buzës së sipërme?

Story i radhës

Berisha e mbyll fjalën me thirrje: Azem ti je gjallë! Jetën e japim dhe votën s’e falim

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
ShkoLartë