Nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit të RMV-së, temë diskutimi: Kriza energjetike

1 minut lexim

Nesër në ora 11 në Kabinetin e presidentit të RMV-së do të mbahet seanca e 17-të e Këshillit të Sigurimit, njofton Portalb.mk.

“Në rend dite të seancës do të jetë kriza energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe masat për tejkalimin e saj.

Në seancë përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pas mbarimit të seancës, deklarata për shtyp do të japin presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Story i mëparshëm

Komisioni për antikorrupsion: Iniciativë për përgjegjësi nga Taravari

Story i radhës

Mjekët amë në protestë për tri ditë, ky është hapi i radhës që do të ndërmarrin

Të fundit nga