Nesër mbahet takimi i koalicionit qeverisës, mund të diskutohet edhe çështja e propozimit francez

min lexim

Kreu i diplomacisë së shtetit, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp tha se takimi i nesërm i koalicionit qeverisës nuk është bërë për shkak të propozimit francez për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje.

Osmani tha se në takim do të diskutohet për të gjitha çështjet aktuale.

“Për takimin e nesërm, ky takim ishte caktuar para se të kemi informata se do të lëshohet propozim në atë datë, kështu që ishte e lidhur me ngjarjet në përgjithësi, luftën në Ukrainë, krizën ekonomike dhe energjetike, kuptohet edhe perspektiven evropiane”, deklaroi Osmani.

Ministri Osmani tha se nëse kërkohet, është i gatshëm që të merr pjesë në takim dhe të shpjegoj.

“Nuk e përjashtoj që për shkak të asaj që është koincidencë me lëshimin e këtij propozimi, që nuk do të jetë temë dominuese, por nuk ishte menduar ai takim për këtë çështje. Thjesht ishte për t’u informuar partnerët e koalicionit për të gjitha çështjet që po ndodhin. Megjithatë po, nëse ata kërkojnë, unë jam i gatshëm që të marr pjesë dhe në funksion të shpjegoj qëndrimet tona, por vlerësoj se fillimisht duhet të shohim se çka do të ndodhë në Sofje, të shohim çfarë do të ndodhë në vendet anëtare, pastaj të komunikojmë qëndrimet tona”, deklaroi Osmani.

Fundi i qershorit, konkretisht data 23 pritet të jetë vendimtare për Maqedoninë e Veriut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Favorizuan kultivimin e kanabisit, Gjykata merr vendimin për 4 efektivët e policisë në Velipojë

Story i radhës

Shtetasit e Maqedonisë do të kenë sigurim shëndetësor falas në disa shtete, ja çfarë duhet të bëni

Të fundit nga