neser mbahet mbledhja e qeverive shkup sofje 61eeee606cc8e

Nesër mbahet mbledhja e qeverive Shkup-Sofje

January 24, 2022
1 minut lexim

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë u prit në Sofje me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Dy kryeministrat, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, vetëm pas gjashtë ditëve, sërish shtrënguan duart.

Ata nesër do të kenë një takim kokë më kokë, pas çka pritet të ketë detaje për të ashtuquajturin Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, të paralajmëruar përmes punës intensive të grupeve të punës të sapoformuara për ekonomi, infrastrukturë, kulturë dhe integrim evropian.

Nesër pritet ministrat e Transportit të nënshkruajnë edhe një marrëveshje për lidhjen hekurudhore Shkup-Sofje. Në delegacionin 14 anëtarësh të ministrave, mungon vetëm zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, i cili tha se është pozitiv me Covid 19.

Jozyrtarisht do të takohen edhe bashkëkryetarët e Komisionit të Përbashkët të Historisë, Dragi Gjorgjiev dhe Angel Dimitrov. Pikërisht për këtë komision shpesh përcillen deklarata se duhet ketë ndryshime në metodologji dhe përbërje dhe pritet që në vend të pesë herë në vit, ky komision të mblidhet çdo pesë javë.

Krerët e të dyja shteteve ritheksojnë se duhet fokusuar tek ekonomia, ndërsa historia të jetë në plan të dytë. Ministrat e jashtëm, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, theksuan se intensifikimi i dialogut do të çojë në një zgjidhje të pranueshme reciproke që do e zhbllokojë integrimin evropian të Maqedonisë.

“Gjatë takimit u shqyrtua gjendja aktuale e dialogut politik dhe marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017. U diskutua edhe për përgjigjen e dorëzuar në dhjetor 2021 nga Maqedonia e Veriut ndaj propozimeve të Bullgarisë për pakon e çështjeve politike të ashtuquajtura “5 + 1”, thonë nga MPJ.

Gjatë vizitës, Kovaçevski dhe Petkov vendosën lule në monumentin e Luftëtarit të Panjohur, si dhe para monumentit të vëllezërve Kiril dhe Metodi. Të dy kryeministrat vizituan edhe Qendrën Kulturo-Informative Maqedonase, si dhe Universitetin e Sofjes.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

punime ne rrjet ne keto zona do te kete nderprerje te rrymes 61eeed6fa3095
Story i mëparshëm

Punime në rrjet, në këto zona do të ketë ndërprerje të rrymës

d0bfd0bed0b4d0bed0b1d180d0be d0b4d0b0 d0b3d0bbd183d0bcd0b8d0bcd0b5 d181d0be d0b1d183d0b3d0b0d180d0b8d182d0b5 d0bed182d0bad0bed0bbd0ba 61eeee895b8e6
Story i radhës

Подобро да глумиме со Бугарите, отколку да има говор на омраза, смета Зоран Димитровски

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë