Nesër kongresi i ASH-së

Shkup, 23 Dhjetor – Nesër me fillim në ora 12:00, në Qendrën për Kulturë në Tetovë, do të mbahet Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët.

 

Kongresi do të mbahet në dy pjesë:

  1. Pjesa solemne me pjesëmarrje të mysafirëve dhe do të ndiqet nga mediat.
    2.Pjesa e punimeve që do të jetë e mbyllur vetëm për delegatët.

Në fund të Kongresit, Kryetari i zgjedhur do të mbajë një fjalim që do të jetë i hapur për mediat.

Kongresi i ASh-së mbahet pas dorëheqjes së ish-kryetarit të partisë Ziadin Sela, i cili ishte kryetari i vetëm i partisë që nga formimi në vitin 2018-të.

Sela u dorëhoq në gusht të këtij viti, pas disfatës që Aleanca për Shqiptarët e pësoi në zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovë.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Conte: Plani ynë është afrimi i lojtarëve të rinj

Story i radhës

Kur do të publikohet raporti përfundimtar për rastin “Zhan Mitrev”?Përgjigjet ministri Sali

Të fundit nga