Nesër interpelanca e Gashit, VLEN, VMRO-DPMNE janë kundër, LSDM dhe Levica kërkojnë përgjegjësi

min lexim

Para seancës së nesërme ku në rend të ditës do të jetë interpelanca e Kryeparlamentarit, Afrim Gashi, partitë me qëndrime të ndara në lidhje me atë se a ka Gashi përgjegjësi për rastet në periudhën e kaluar që kur është vendosur në krye të shtëpisë ligjvënëse. Kryeministri Mickoski edhe një herë konfirmoi se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk do të mbështesë interpelancën, për shkak se siç tha ai, ajo është e marrë dhe e papjekur.

“Kjo është papjekuri, do të thoja sjellje e marrë e koalicionit LSDM-BDI-Levica dhe absolutisht nuk ka asnjë bazë për interpelancën e kryeparlamentarit Gashi dhe ne nuk do ta mbështesim interpelancën e tillë. Kemi numër të madh të argumenteve pse nuk duhet të bëjmë këtë për shkak se dallimi i udhëheqjes së Maqedonisë nga kjo Qeveri dhe ajo Qeveri e udhëhequr nga LSDM dhe BDI është i madh”, deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Interpelanca për kryeparlamentarit nuk do të mbështetet as nga deputetët e ASh-Sela, pjese e FE. Thonë se edhe pse nuk janë të kënaqur nga puna e Gashit, megjithatë argumentet e Levicës sipas tyre janë të pabaza.

“Apasievat dhe të ngjajshmit e tyre tek ne do të gjejnë vetëm kundërshtarin dhe asnjëherë aleatin. Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët nuk do ta shnëdrrojë në normë morale pabesinë dhe tradhëtinë duke i dalë në mbrojtje të njëjtës. Afrim Gashi me klikën e tij është personifikim i pabesisë dhe dëshirës për pushtet, duke shkelur mbi gjithçka, edhe mbi verdiktin e shqiptarëve dhe ardhmërisë së tyre. Të tillët si Gashi, Kasami, Mexhiti dhe vlera e shtuar e kësaj pabesie, Taravari, tek ne do të gjejnë vetëm përbuzje dhe injorim”, thonë nga ASH e Ziadin Selës.

Grupi parlamentar i LSDM në koordinimin e sotëm vendosi që të votojnë për interpelancën e Gashit, për shkak të, siç thonë, incidentit skandaloz me sigurimin e tij në aeroport, si dhe për udhëtimin në dasmë me veturë zyrtare. Ata kërkojnë që Mickoski dhe VMRO-DPMNE ta thërrasin në përgjegjësi politike.

“Interpelanca duhet të mbështetet sepse janë bërë shumë shkelje në opinion, ne kemi qenë ata që e kemi vënë në dijeni për ato gjëra. Jo vetëm ne, dolën institucione që konstatuan shkelje të disa rregullave të sjelljes së zyrtarëve”, potencoi kyetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Nga koalicioni VLEN prej nga vjen dhe vetë Gashi i japin përkrahje pa rezerva. Trupi politik koordinues i koalicionit mbajti këto ditë një mbledhje pune, në të cilën interpelancën e vlerësoi si një eksperiment të pakuptimtë politik dhe një përpjekje për destabilizim.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

​KQZ-ja ka pranuar kaq kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë vendit

Story i radhës

Integrimi i Shqipërisë në BE, Von der Leyen: Së shpejti, komision i dedikuar për zgjerimin e Europës

Të fundit nga