Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me tunelin e Murrizit, i cili do të inaugurohet ditën e nesërme.
Rama thekson se Dita e Verës mbërrin nesër në Dibër dhe ky qytet thotë kryeministri do të bëhet “lagja e gjelbër e Tiranës”.
“Gati, nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bohet iher e mir lagja e gjelbërt e Tironës”, shkruan Rama.
Ndërkohë pak minuta më parë një reagim pati edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e cila theksoi se tuneli i Murrizit do të hapet nesër në orën 12:00.
Burimi: botasot.info